Kodra e Diellit sot në mëngjes është zbardhur nga dëbora dhe është kapluar nga temperaturat e ulta nën zero.


Fotografi të dërguar në redaksinë tonë shihet se bora ka mbuluar pjesën më të madhe të këtij vendi turistik dhe sipas kësaj sezoni dimëror është gati për të filluar. Sipas parashikimeve të meterologëve, rreshjet e borës do të vazhdojnë edhe ditëve në viji, ndërsa nga fillimi i javës tjetër, rreshje bore pritet që të ketë edhe në vendet më të ulta, duke paralajmëruar edhe njëherë se zyrtarisht jemi në stinën e dimrit.