Me buxhetin shtetëror për vitin 2022 janë ndarë 240 milionë denarë për fillimin e projektit transporti i shpejtë me autobus në qytetin e Shkupit dhe procedura tenderuese për këtë projekt është në rrjedhë, ka bërë të ditur ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoja Boçvarski.


Në paraqitjen para mediave, Boçvarksi ka kërkuar nga Qyteti i Shkupit që të mos anulojë projektin në fjalë, pasi sipas tij, ky projekt përveç se do të ulë rrëmujën në komunikacion, do të ulë edhe ndotjen gjatë sezonit të dimrit.

“Këtu dua të apeloj deri te Qyteti i Shkupit që t’i rishqyrtojë paralajmërimet për anulim të këtij projekti. Transporti i shpejtë me autobus është zgjidhje trafiku me të cilin do të ndërtohet sistem i ri i transportit të udhëtarëve, në të cilën mënyrë do të shkurtohet udhëtimi kurse nga ana tjetër do të ulet edhe ngarkesa në komunikacion. Dua të potencoj se nuk bëhet fjalë për blerjen e autobusëve të re, por për ndërtim të një infrastrukture të re, gjegjësisht të një rrjeti transportues që ofron transport të shpejtë dhe efikas në qytet”, sqaroi Boçvarski, transmeton TV21.

Shton se zbatimi i këtij projekti do të ulë nevojën për përdorimin e veturave në qytet dhe do të ulë ndotjen e ajrit në Shkup.

Kujtojmë e transporti i shpejtë i autobusëve ishte projekt i udhëheqësisë së kaluar të Qytetit të Shkupit, por me ardhjen e Danella Arsovskës në krye të kryeqytetit, u paralajmërua anulimi i këtij projekti.