25 November, 2021 kryesore, Lajme, Maqedonia e Veriut
Boçvarski: “Besa Trans” tani nuk ka licencë për udhëtime
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski për “Studio 10” ka thënë se tani më “Besa Trans” nuk ka licencë për të punuar dhe transportuar udhëtarë.
“Rregullat e lojës janë të njohura, të gjithë palët e interesuara në shoqëri duhet të kryejnë aktivitetet e tyre sipas procedurave. Autobusi është “Mercedes” i vitit 2007, nuk jam ekspert që të them nëse ky autobus është i sigurt. Kam pasur një bisedë me kolegun tim bullgar, kemi lënë hapësirë nëse duhet të shkojmë së bashku në vendin e aksidentit, kemi komunikim të vazhdueshëm. Unë nuk shkova në Bullgari sepse atje shkuan kryeministri dhe dy kolegë. Edhe atje fjalën kryesore e ka Prokuroria”, thotë Boçvarski.
Më herët prokuroria bullgare njoftoi se janë konfirmuar katër viktima dhe 7 persona të lënduar.