Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, në një konferencë për shtyp duke shpjeguar hetimet tha se kompania Besa Trans, ka pasur dy licenca pune, ndërsa është marrë vendimi për t’iu marrë të dyja licencat. Besa Trans ka pasur licencë për transportit brenda vendit. Besa Trans po ashtu ka pasur 4 licenca për udhëtime jashtë vendit, ndërsa për autobusin e fatkeqësisë nuk ka pasur licencë për udhëtime jashtë vendit.