Sekretari i Shtetit I SHBA, Antony J. Blinken i ka dërguar letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ku falënderon Shqipërinë për strehimin e afganëv.


“Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon. Vlerësim për kontributin e Shqipërisë gjatë operacioneve të NATO në Afganistan”, thuhet në letër.

Blinken përgëzon Xhaçkën për ndërhyrjen në Ministerialin e NATO-s së 20 gushtit.

“Ndërhyrja juaj në Ministerial për Afganistanin ishte e fuqishme. Kontributi i Shqipërisë vërteton seriozitetin ndaj NATO-s duke angazhuar ndër vite 4 mijë trupa. Mirënjohës popullit shqiptar për kontributin e tij në sigurinë dhe prosperitetin e popullit afgan. Trupat shqiptare në Afganistan, kontribut për qëndrueshmërinë sigurinë për forcat tona dhe për popullin afgan. SHBA-të vlerësojnë thellë marrëdhënien e ngushtë me Shqipërinë. Jemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken iu dorëzua Ministres Xhaçka nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim./albeu.com