Bild: Zgjedhje skandaloze

Gazeta e madhe gjermane, Bild, e ka vlerësuar skandaloz përzgjedhjen e Lionel Messit për lojtarin më të mirë të vitit 2021. Messi të hënën e fitoi Topin e Artë, ndërsa Robert Lewandowski mbeti i dyti.


“Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Ballon d’Or, çmimi për lojtarin më të mirë në botë, NUK ka shkuar te Robert Lewandowski. Lionel Messi ka pranuar Topin e Artë në Paris, të cilin gazeta franceze, France Football, e ka ndarë që nga viti 1956. Messi mori 613 pikë nga një juri ndërkombëtare e gazetarëve, Lewandowski është menjëherë prapa në vend të dytë me 580 pikë”, ka shkruar Bild.

Më pas gazeta gjermane ka rreshtuar sukseset e Lewas, ndërsa ka paraqitur edhe një deklaratë të legjendës Lothar Matthaeus që vlerësoi se Lewandowski e meritoi të shpallej më i miri.