Kryetari i Komunës së së Tetovës Bilall Kasami ka prezantuar programin apo projektet si menaxhment i ri i komunës së Tetovës për 100 ditëshin e parë në këtë institucion informon TetovaSot .
Zhvillimi i shëndoshë i një komune bazohet në mënyrën e qeverisjes, në ndjenjën e përgjegjësisë dhe përkushtimit të përmirësimit të standardit jetësorë të qytetarëve tha Kasami në një konferencë shtypi .


Qytetarët sipas tij ndjenjën e dëshpërimit, keqmenaxhimit, jo transparencës , jo llogaridhënies dhe zhvlerësimit të kapitalit njerëzorë e shprehën me verdiktin e tyre duke vendosur që verdiktin me vetëqeverisjen lokale të na besojnë neve tha Kasami

Kjo për ne është një nder, respekt dhe sfidë e madhe për ta rikthyer dinjitetin e humbur të qytetarit të Tetovës u shpreh ai.

Disa nga prioritetet e politikës menaxhuese brenda 100 ditëve të para janë:
Detektimi dhe rishikimi i të gjitha kontratave të kundërligjshme me pasoja finansiare për buxhetin e Komunës , ndërmarrjeve komunale , shkollave dhe cerdheve.
Transmetimi direkt i seancave të Këshillit Komunal ku cdo qytetarë apo grup interesi në faqen e Komunës do të mund të ndjekë livestreamin në seancat e Këshillit Komunal.
Aksion mbarë qytetarë për largimin e gjithë mbeturinave të hedhura nëpër rrugë dhe hapësira publike
Vendosjen e kontejnerëve që do të klasifikojnë mbeturinat e ndryshme në bazë të strukturës së tyre.
Riparimi i mundshëm i kontejnerëve ekzistues, bërja e tyre funksional , vendosja e kontejnerëve shtesë , rregullimi i vendndodhjes së kontejnerëve dhe rregullimi i qasjes rrugore duke larguar automjetet në afërsi të tyre.
Mbyllja e të githa punimeve të hapura të infrastrukturës rrugore në Komunën e Tetovës.
Largimi i shtyllave sinjalizuesve të korsive të bicikletave
Parkingu i qytetit përkohësisht pa pagesë.
Ky vendim sipas Kasamit është si rezultat i keqpërdorimeve të shumta dhe humbjeve të mëdha të Ndërmarrjes së Parkingeve dhe pasi të rishikohet situata finansiare dhe rikonstruimi i saj do të rishikohet ofrimi me pagesë i këtij shërbimi.
Kasami tha se do të bëhet edhe identifikimi i borxhit të Komunës , Ndërrmarjeve Komunale, shkollave dhe cerdheve si dhe publikimi i të njëtës në uebfaqen e Komunës dhe Hapësirat publike
Poashtu do bëhet edhe rishikimi i Planit Gjeneral Urbanistik dhe atyre detale urbanistike.TetovaSot