Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami një ditë më parë prezantoi planin për 100 ditëshin e parë në ndërkohë që menjëherë ka nisur një aksion për të realizuar ato që tha dje përfshirë këtu edhe heqjen e korsive të bicikletave informon TetovaSot
“Në planin tonë 100 ditësh që e prezentuam para opinionit të gjërë, është edhe largimi i korsive të biçikletave, për shkak se janë vendosur në kundërshitim me ligjin. Andaj sot, vendosëm që t’i largojmë shtyllat e korsive për biçikletë” deklaroi numri një i Komunës së Tetovës Kasami.
Ai bëri të ditur se krijimi i shtigjeve për biçikletë do të bëhet konformë ligjit dhe standardeve evropiane!