Bezhovska flet për stabilitetin e denarit

Denari me vite është stabil dhe nuk ka pse të mos jetë stabil, është shprehur guvernatorja e BPRM-së, Aneta Bezhovska, në “Magazina ekonomike” në Alsat. Siç thotë ajo, niveli i rezervave devizore aktualisht është dy herë më i lartë se ato që dispononte vendi gjatë krizës globale në vitet 2008/2009.

“Rezervat devizore, të cilat janë faktor kyç nga i cili varet stabiliteti i denarit ndaj euros, mbahen në nivel historikisht të lartë… 2008-2009, kur u përballëm me krizën globale financiare, niveli i rezervave devizore ishte rreth gjysma e asaj që kemi sot. Kjo tregon se kapaciteti i shtetit për t’u përballur me çdo goditje është i madh,” ka thënë Bezhoska.