Berisha thërret me urgjencë konferencë të jashtzakonshme.


Pasi kryedemokrati Lulzim Basha shpalli Kuvendin me 18 dhjetor, Berisha bëri lëvizjen e tij duke thirrur konferencë të jashtzakonshme sot në orën 7 te Karlzbergu në kryqytet.

Kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha ka thirrur kuvendin në datë 11 dhjetor, pasi arriti të mblidhte 4200 firma të delegatëve, sipas tij, firma të cilat i janë dorëzuar kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

Ndërkohë që Basha deklaroi sot se 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha nga dita e lirisë në ditën e bunkerizimit të PD-së.

“Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor”-tha ai.