Beqarët nuk janë më të interesuar në pamjen e jashtme – Çfarë kërkojnë tek partneri i ri?

Studimet kanë treguar se personat që janë beqarë, tani më nuk po kërkojnë dikë që duket mirë, por që ka këto tipare.


Për beqarët në ditët e sotme, tipari më seksi në një partner të mundshëm nuk është pamja fizike, por në fakt një inteligjencë emocionale.

Sipas një studimi të bërë nga Match, pjekuria emocionale është gjëja e parë dhe më e rëndësishme që beqarët duan nga partneri.

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, njerëzit kanë pasur më shumë kohë të mendojnë për ato që duan, dhe prioritetet kanë ndryshuar. Kjo mund të ketë qenë shkak se shumë persona janë ndjerë të vetmuar në pandemi, ndonëse kanë qenë në lidhje.

Vetmia me shumë gjasë është ndjerë si mungesë e inteligjencës emocionale të partnerit.

Inteligjenca emocionale është aftësia e një personi për të kuptuar ndjenjat e veta dhe të partnerit, për të komunikuar dhe përmbushur nevojat emocionale të partnerit.

Në të kaluarën, si për shembull në vitin 2020, 90% te të anketuarve thanë se pamja fizike është e rëndësishme në partnerin e ri. Ndërsa këtë vit, vetëm 78% thanë se ka rëndësi.

Përpos pjekurisë emocionale, të anketuarit gjithashtu kanë thënë se të qenit mendje-hapur dhe të kenë komunikim të mirë janë shumë të rëndësishme.

Vetëm 10% e të anketuarve thanë se duan një lidhje jo serioze, dhe pjesa tjetër janë shprehur se duan diçka serioze dhe kuptimplotë.

Çfarë beqarët duan, është stabilitet dhe siguri. Edhe stabiliteti financiar është shumë më i kërkuar se më parë, për shkak se pandemia ka sjellë shumë probleme financiare për të gjithë dhe tani është e vështirë për beqarët të mendojnë një lidhje me një person që nuk ka stabilitet financiar, sepse nga ajo mund të rrjedhin probleme të tjera.

Pavarësisht gjithë kësaj, beqarët nuk duan të ndjehen të shtypur apo të hynë në një lidhje toksike, ata duan të kenë një partner të kuptueshëm, dhe të kujdesen për shëndetin tyre fizik dhe mendor.