Ekzekutivi i Bashkimit Evropian tha të premten se dëshiron të ndalojë udhëtimin ajror nga Afrika Jugore, për të parandaluar përhapjen e një varianti të ri COVID-19.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë se ajo “propozon, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare, të aktivizohet frena emergjente për të ndaluar udhëtimin ajror nga rajoni i Afrikës Jugore”, shkruan AP.