Në emisionin “Quo Vadis”  në “Vizion Plus”, Ramush Haradinaj foli edhe për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke u nisur nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se se do të votonte për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Por, si e shikon Haradinaj një ide të tillë?

“Isha një herë në një takim, ka kohë kjo, në Gjermani, e kam thënë edhe më herët. Unë ballafaqohem me një koleg timin, ishte i vjetër në moshë, zyrtar i lartë, atje. I thashë pse jeni kundërbashkimit të shqiptarëve? Mos u ofendo më tha, unë jam gjerman dhe ne jemi bashkuar. Ne nuk jemi kundër bashkimit tuaj tha, vetëm kundër folklorit tuaj. Ne bashkimin e kemi të shkruar në folklore, pastaj kur është realitet, pastaj…e flasim.”