Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të kompanisë.

Ai do të zëvendësohet nga zyrtari aktual kryesor teknik, Parag Agrawal, njoftoi Twitter.

“Më në fund është koha që unë të largohem”, shkroi Dorsey, duke thënë se kompania ishte “gati për të vazhduar përpara”.

Dorsey u shpreh se kishte besim të thellë te zëvendësuesi i tij. “Unë jam thellësisht mirënjohës për aftësinë, zemrën dhe shpirtin e tij. Është koha e tij për të udhëhequr” tha ai.

Agrawal iu bashkua Twitter-it në vitin 2011.