Kreu i PD Lulzim Basha, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së autobusit, kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona.


Basha shkruan, “I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur”.

Postimi i Bashës:

I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme.