Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për zhvillimet e fundit politike.


Topi tha se Berisha akoma diskuton dhe sjell të përndjekurit politikë që janë një turp i kësaj partie me mënyrën se si është sjellë me ta.

Sipas tij, Rama del gjithmonë fitues përballë Berishës dhe Bashës.

“Nuk shoh të ardhme! Të gjitha temat e së djathtës i kemi kapur. Sot pas 30 vitesh akoma flitet për të përndjekurit politikë që është një turp i PD-së. Këtu vazhdohet që të glorifikohet sepse ata që e dëgjojnë aq horizont kanë. Nuk i besoj këto gjëra sepse unë nuk mund të quhem si një person me karrierë politike dhe njohje. A ka prodhuar foltorja? Sigurisht sepse ka militantë që jetën e tyre e kanë lidhur me Berishën. Foltorja ka prodhuar, po unë nuk e besoj. Faktori R, Rama është baraz me shumën e dy B-ve. Po si del faktor Rama ku dy B-të neutralizojnë njëra-tjetrën? Del gjithmonë fitues. Me këta nuk ka shpresë! Këta kanë përjashtuar elitën në PD”, tha Topi për Ora News.