Klubi katalunas, Barcelona thuhet së është gati ta sakrifikojë mesfushorin holandez, Frenkie De Jong, i cili mund të shitet në afatin dimëror.


Barcelona ka bërë ndryshime në klub së fundmi duke larguar Ronald Koeman dhe në vend të tij e kanë sjell legjendën Xavi Hernandez.

Ardhja e Xavit ka bërë që drejtuesit e klubit ta rikthejnë mbrojtësin Dani Alves, ndërsa pritet edhe disa përforcime të reja në afatin e janarit.

Por, për të sjell emra që mund t’i përshtaten Xavit në skemat e tij, ku më i preferuari është Raheem Sterling, klubi më parë duke të shesë ndonjë lojtar.

Sipas mediumit britanik The Sun, Barcelona janë të gatshme të shesë mesfushorin Frenkie de Jong, për të mbledhur fonde për të forcuar pjesë të tjera të skuadrës.

24-vjeçari ishte një titullar kryesor i padiskutueshëm nën skemat e Koeman, por Barca me sa duket është e etur të sakrifikojnë mesfushorin e tyre për të përforcuar sulmin.

Vlera e lojtarit mendohet të jetë 90 milionë euro, ndërsa klubi më i interesuar për të do ishte Manchester City.