Ministria e Shëndetësisë e konfirmoi se Banka e Këshillit të Evropës, që ishte financuese e ndërtimit të Spitalit të ri klinik në Shtip ka paralajmëruar se do të tërhiqet. Në përgjigjen e ministrisë thuhet se tërheqja është duke e pasur parasysh atë që ka vonesë në zbatimin e spitalit, ndërsa si rezultat i një procesi gjyqësor dhe bllokimi midis zbatuesit “Interakt” dhe zbatuesit fillestar, kompanisë ndërtimore “Beton” nga Shtipi.


“Për fat të keq kemi hasur në proces të ndërtimit me projekt jo të plotë i cili çoi drejt një kontesti gjyqësor në të cilin nuk merr pjesë Ministria e Shëndetësisë ndërsa me atë edhe ndalimin e ndërtimit të Spitalit Klinik – Shtip. U përpoqëm ta korrigjojmë projektin. Në marrëveshje me Ministrinë e Financave ndërtimi do të vazhdojë me një burim tjetër financiar, ku është duke punuar Ministria e Financave tashmë, menjëherë sapo të zhbllokohet procesi midis zbatuesit dhe nënzbatuesit fillestar, gjegjësisht do të përfundojë kontesti midis këtyre dy palëve”, qëndron në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencë shtypi e tregoi një dokument të bankës, në të cilin siç e lexoi, thuhet se për shkak të dinamikës së ngadalshme të ndërtimit të objektit 13,43 milionë eurot e tjera do të ndërpriten.

Ndërtimi i spitalit të ri kushton 30 milionë euro, kjo do të thotë se janë shfrytëzuar 55 për qind e kredisë që është miratuar nga Banka e Këshillit të Evropës, ndërsa 45 për qind e tjera për ndërtimin e saj tani do të kërkohen nga burime të tjera financiare.