Azizi: Ministrat dhe drejtorët që kanë humbur në mëhallat e veta të shkarkohen

Bashkimi Demokratik për Integrim ka humbur në vendbanimet më të mëdha të Tetovës. Edhe pse BDI si Qeveri po ashtu edhe në pushtetin lokal ka një numër të madh të zyrtarëve të saj, ata prapëseprapë nuk arritën që të mbajnë votat në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë.

Në lidhje me këtë, gazetari Berat Azizi ka shprehur opinionin e tij përmes rrjetit social Facebook. Ai thekson se ministrat dhe drejtorët që kanë humbur në lagjet e tyre të shkarkohen, transmeton TetovaSot.

“Ndryshimi i vetem qe duhet te partite politike eshte: Te sharkojne ministrat, zevendesministrat, drejtoret qe jane nga ato zona ku kane humbur. Nje funksionar i afte te sjell vota dhe progres, nje i dobet humb vota, sepse pasurohet veç vet,” ka shkruar Azizi.