Avni Rustemi: Web faqja e ARS, tashmë edhe në gjuhën shqipe

Zv drejtori i agjencisë për rini dhe sport Avni Rustemi në profilin e tij në Facebook ka ndarë një lajm të mirë për gjithë sportistët dhe sportdashësit. Rustemi mes tjerash ka shkruar Të nderuar qytetarë,Më lejoni të informojë opinionin publik dhe të gjithë palët e interesuara për dygjuhësinë dhe web-faqen e Agjencisë për rini dhe sport, versioni në gjuhën shqipe 🇦🇱( http://ams.gov.mk/sq/ ) se po e njëjta tashmë është lançuar dhe është vënë në dispozicion për çdokënd që dëshiron të informohet në gjuhën shqipe. Web – faqja e lançuar do të shërbejë përkohësisht për opinionin publik.Gjithashtu, mes Agjencisë për rini dhe sport dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ekziston një partneritet serioz dhe efikas për të përforcuar dhe avancuar institucionin tonë përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe harmonizimit të politikave. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, OSBE gjithashtu realizon web-faqen e re të Agjencisë për rini dhe sport e cila krahas gjuhës maqedone, do të jetë edhe në gjuhën shqipe dhe angleze. Në përpunim e sipër është edhe verzioni i ri i web-faqes, ku po e njëjta do të vendoset në përdorim së shpejti, pas një koordinimi të përbashkët me partnerët tanë!Ndryshimet arrihen me dëshirë dhe kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për punën që bëjmë në interes të qytetarëve tanë. Aty ku mungon kuraja dhe afërsia me njerëzit e tu, nuk ka mirë menaxhim, por ka marrëzi. Desha të falënderoj të gjithë palët e interesuara për web-faqen e Agjencisë për rini dhe sport – versioni në gjuhën shqipe, sepse shqetësimi i tyre padyshim se është detyrim për ne.Ju faleminderit!