Ava Max dhe Tiësto publikojnë bashkëpunimin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ditën e djeshme ka publikuar projektin e saj më të ri.

Ajo ka bashkëpunuar me DJ-në e famshëm botëror, Tiësto, në një këngë e cila quhet “The Motto”.

Kënga është publikuar me videoklip, i cili është mjaft i veçantë, në të cilin Ava Max dhe Tiësto vijnë me një performancë interesante të këngës së tyre më të re.

Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë, për të cilin nuk është hera e parë që bashkëpunon me një këngëtare shqiptare, pasi ai vite më parë bashkëpunoi edhe me këngëtaren Rita Ora.