Atalanta ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Juventusit me rezultat minimal 0:1.


Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 28-të kur Duvan Zapata realizoi pas asistimit nga Berat Djimsiti.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe Atalanta mori pikët e plota në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Kështu, me këtë fitore, Atalanta shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Juventusi bie në pozitën e tetë me 21 pikë gjithsej.