Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka ndarë dhimbjen e madhe me familjarët e viktimave që humbën jetën nga një aksident i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar. Shumica e viktimave janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut informon TetovaSot


“Me dhimbje të thellë këtë mëngjes pranova lajmin për tragjedinë e rëndë të qytetarëve tanë në Bullgari.
Jam i trishtuar nga kjo humbje e madhe tragjike e kaq shumë jetëve të shuara para kohe” është shprehur Grubi.
Ai tha se jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet bullgare për çdo ndihmë të nevojshme në zbardhjen e rastit dhe dhënien e ndihmës ndaj të lënduarve që tashmë gjenden në spital.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj të gjithë familjarëve të cilët sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë.Lutem për shpirtërat e tyre dhe për durimin e familjarëve, bashkëndjej dhimbjen e tyre të madhe” deklaroi Grubi.TetovaSot