Arrestohet një person, në veturë iu gjetën rreth 16 kilogramë marihuanë

Një i dyshuar është arrestuar dje në Milloshevë të Obiliqit, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 16 kilogramë marihuanë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të veturës, në bagazh janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogramë e 234 gramë substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe gjyqtari i procedurës paraprake, nga të njëjtit është marrë konfirmimin për urdhër-kontroll në dy adresa në Fushë Kosovë. Gjatë kontrollit në ato dy lokacione nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari K.T (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, po ashtu dy të tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë (të njohur policinë) janë në kërkim, transmeton Klankosova.tv.