Arrestohet një burrë nga Maqedonia, përmes rrjeteve sociale ngacmoi një grua në Kosovë

Spread the love

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 23:40 kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti ditë më parë përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualishtë një grua nga Kosova.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 21.11.2021 – 23:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.


Spread the love