Mbrëmë rreth orës 13.00, në rrugën e
“Ilindenit” përballë Qendrës Tregtare të qytetit në
Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar
nga liria personin H.S. (26) nga Reçani i Gostivarit
dhe 24-vjeçaren D.S. nga Republika e Kosovës.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe në automjetin
“Volksëagen Golf” me targa të Gostivarit, me të cilin
janë transportuar, është gjetur marihuanë. Dy
personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë
për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së
cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.TS