Arrestohen dy të rinj nga Tetova, ja për çka akuzohen

Policët e SPB Tetovë dje (4-nëntor) rreth orës 09 e 50 minutave, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, e kanë privuar nga liria E.A. (18) nga Tetova dhe një 17 vjeçar nga Palçishti i Epërm, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjet dhe konfiskuar marijuhanë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.