Apasiev ishte kundër Amerikës dhe BE-së. Sela, Gashi dhe Kasami e përqafuan

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se partitë opozitare kanë bërë shumicë të re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Mickoski në rrjetet sociale, ka postuar fotografi së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “E Majta”.

“Vjen e ardhmja e re, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re”, ka shkruar Mickoski.

Në shumicën e re parlamentare të krijuar nga partitë opozitare do të jetë edhe “Levica” e Apasievit, i cili është kundër Amerikës dhe BE-së.

Duke qenë në dijeni për këto qëndrime anti-perëndimore të Apasievit, Sela, Gashi dhe Kasami sërish e përqafuan një shumicë parlamentare së bashku me “Levicën” e Apasievit./TetovaSot