Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar 109 vjetorin e  ditës së flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar,  duke theksuar se kombi duhet të nderohet dhe bashkohet me vepra, transmeton TetovaSot.


Ahmeti mes tjerash vlerësoi se unaza e lidhjes së kombit po rrumbullaksohet me korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën,

“109 vjetori i ditës së flamurit dhe i pavarësisë na gjen më të arrirë, më të bashkuar dhe më pranë njëri tjetrit.

Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra.
Unazën e lidhjes së kombit po e rrumbullakësojmë me Korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën, bashkë me shumë projekte të tjera ku bën pjesë edhe rruga e Arbërit nga Burimi deri tek ura e Boshkut, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet.
Nëntorët tanë të lavdisë, të Skenderbeut, të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Adem Jasharit na bashkojnë rreth flamurit dhe qëllimit të bashkimit.
Uroj të gjithë shqiptarët anembanë rruzullit tokësor për festën më të madhe kombëtare shqiptare, GËZUAR 🇦🇱👐” ka uruar kryetari Ahmeti përmes Facebook./TetovaSot