“Nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh”. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për median kroate “Veçernji List”, ku komentoi edhe “Ballkanin e Hapur”.


Për “Ballkanin e Hapur”, Albin Kurti u shpreh se është vërtetë Ballkan i hapur, por i hapur ndaj ndikimeve ruse.

“Si mund të hapet Ballkani kur Serbia mbyllet për Kosovën? Nuk na pranon pasaportën, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat apo vulat e Kosovës. Ballkanin mund ta kemi të hapur pasi Serbia të hapet me Kosovën. ‘Ballkani i Hapur’ është më shumë si “Ballkani i Hapur” ndaj ndikimeve nga lindja, veçanërisht nga ato ruse”, u shpreh Albin Kurti.