“Albin Kurti e fut në vrimë dy herë të njëjtin top” (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes ka publikuar një video mbështetëse për bashkëpartiakun e tij ish ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia i cili në balotazhin e 14 nëntorit garon me Përparim Ramën e LDK-së.

Në video shfaqen Kurti e Vitia duke luajtur bilardo dhe japin një mesazh të fortë për elektoratin e LVV-së, shkruan Gazeta Infokus.

Por një detaj që mbase shumicës prej jush u ka ikur në këtë video, është ai që Kurti e futë në vrimë top me të njëjtin numër dy herë, kur dihet se në bilardo ka vetëm një 14-ësh.

Numri 14 në këtë video mesash simbolizon 14 nëntorin që është edhe dita e balotazhit.(V