Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet e saj për të afërmit e viktimave të aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona.


 “Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari mbrëmë. Uroj gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa po shpreh solidaritetin e saj me ju,” shkroi ajo në twitter.