Eurodeputetët e Bullgarisë sot shprehën ngushëllime për viktimat dhe të afërmit e tyre në aksidentin tragjik me autobus përmes një minutë heshtje në Parlamentin Evropian. Deputetët këtë javë mblidhen në Strasburg.


-Deputetët bullgarë nga të gjitha partitë politike e filluan seancën e delegacionit bullgar me një minutë heshtje, thuhet në njoftim.

Në kumtesë ata shprehën ngushëllime për aksidentin me autobus i cili mori jetën e 46 personave, nga të cilët 12 fëmijë. Një minutë heshtje është mbajtur edhe për nëntë viktimat në zjarrin në shtëpinë e të moshuarve i cili gjithashtu ka ndodhur mbrëmë në Bullgari.

“Deputetët, shprehën ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e qytetarëve të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve”, qëndron në kumtesën e eurodeputetëve bullgarë.