Ahmeti nuk tregon emrin e “pasardhësit” të Zaevit (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se vendimi i kryeministrit Zoran Zaev për të dhënë dorëheqjen nuk është mirëpritur nga partnerët e koalicionit dhe as nga komuniteti ndërkombëtarë.

“Arsyeja e z. Zaev është se ai tashmë e ka bërë dhe nuk mund të tërhiqet sepse ka të bëjë me dinjitetin e tij, por përballë dinjitetit ai ka mospajtueshmëri edhe nga të gjithë partnerët e koalicionit por edhe nga të gjithë komuniteti ndërkombëtar, në veçanti, Brukseli, Uashtingoni dhe NATO, të cilët presin që shteti të përparojë në drejtim të zbatimit të politikave qeveritare”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

LAJM: Nëse Zaev nuk tërhiqet nga dorëheqja, kush pritet ta zëvendësojë atë në Qeveri?
Ali Ahmeti: Unë nuk dua të flas tani për situata hipotetike, sepse çdo zgjidhje tjetër do të hapte kutinë e pandorës. Unë nuk jam për akrobacione tani në këto momente kaq të rëndësishme për zhvillimet dhe proceset që ndodhin në vend.