Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka
pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk.


Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit Ahmeti lidhur
me aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari, derisa ka theksuar se
autoritetet në Sofje në bashkëpunim me ata në Shkup janë angazhuar në
zbardhjen e tërësishme të rastit.

Kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe shumë
efikas të autoriteteve bullgare.

Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij kontesti në mes të dy vendet
ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kyuchyuk, duke vënë theks në
arritjen e një marrëveshje sa më shpejtë dhe tejkalimin e këtij kontesti
pasiqë rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit
Europian është i një rëndësie të veçantë dhe adresimin e çështjeve të
diskutuara në dialog pa asnjë vonesë me presidentin Radev dhe qeverinë e
re në Sofje.

Në këtë rast kryetari i BDI-së ka shprehur urimet për zgjedhjet të
mbajtura në Bullgari dhe rezultatin zgjedhor duke shpresuar në formimin
sa më të shpejtë të institucioneve.

I gjithë procesi duhet mbyllur pa vonesa sepse në rast që nuk mbyllet
tash, kontesti në mes dy vendeve do të zvaritet ndër vite dhe do të
bllokonte procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së
Veriut, ndërkohë që në anën tjetër do të ndikonte shmë në sigurinë e
vendit, rajonit, por gjithashtu të punohet më shumë për një standard më
të lartë dhe më të mirë për jetën e qytetarëve, kanë konstatuar në takim
kryetari Ahmeti dhe eurodeputeti bullgar.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe mbi mundësinë e dhënies së
datës për Konferencën e parë ndërqeveritare në muajt në vijim dhe të
fillohen negociatat për anëtarësim në fillim të vitit 2022.