Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali AHmeti përmes rrjeteve sociale është deklaruar se ky subjekt politik ka shënuar fitore në zgjedhjet e sotme lokale në Dibër.


“Fitore e madhe në Dibrën e madhe, e merituar dhe e drejtë. Urime Dibrës, dibranëve dhe të gjithëve. Mirënjohje për të gjithë kontribuesit, nuk do të ju zhgënjejmë asnjëherë. Tash, ti rrekemi punës vëllezër e motra”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.