Agjenda ruso-serbe për Ballkanin!

Medai Shaholli


Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe ‘Severna’ janë pikësynimi i agjendës serbo-ruse për destabilizim dhe për të vënë në jetë skenarin më të keq të mundshëm në favor të interesave të tyre.
Shumë ‘axhamij’ shqiptarë si çdoherë në histori janë ngutur dhe janë rreshtuar pas agjendave pansllaviste ku në fund e kanë parë se kanë gabuar një pjesë janë tërhequr ndërsa një pjesë edhe sot e vazhdon ta luaj ‘ruletin rus’ duke dëmtuar jo vetëm veten e tyre nga ky rrezik por edhe interesat kombëtare.
Kërcnimet dhe deklarimet për shkëputje nga Federata Boshnjako-serbe e serbëve të Republika Serpskës është filli i pretendimeve grabitqare serbe për veriun e Kosovës dhe për dominim dhe hegjemonizëm të politikave të tyre në Mal të Zi dhe në ‘Severnën’ tonë.
Adoleshentët shqiptarë vazhdojnë t’i ‘kapërdijnë’ projektet ruso-serbe përmes Open Ballkanit si agjenda të BE-së duke u fshehur pas procesit të Berlinit si një bashkëpunim rajonal.
Përpjekjet e agjendës ruso-serbe vazhdojnë të gjejnë shtrirje dhe teren si duket edhe në ‘Severnën’ tonë përmes pykave të tyre si shqiptarë të etur për pushtet, por edhe nga kampi tjetër përmes shovinistëve të hapur dhe të deklaruar si ‘xhukello’ Apasievi i ‘Levicës’, jo për faktin se do të bënte ndonjë kthim të madh në agjendën e politikëbërjes së këtij vendi, por mjaftonte të shantazhonte çdo qeveri me dy deputetë të qelbur për tekat e tij si agjent rus në prapaskenë.
Përpjekjet për destabilizim në gjithë Ballkanin vazhdojnë të projektohen me skenarë të ndryshëm ku Kosova rrezikon të përballet me këto rreziqe që nga përfundimi i luftës e deri më sot, ndaj vigjilencë për çdo lëvizje që kërcnon sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës në të ardhmen nga agjendat e pansllavizmit.