Presidneti i Polonisë, Andzhej Duda do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.


Duda do të pritet me ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në Vilën Vodno në ora 10:30.

Pas takimeve tet-a-tet dhe të delegacioneve shtetërore, do të vijojë paraqitja e përbashkët para mediave të të dy presidentëve. Kjo do të zhvillohet në ora 12:10.

Pas kësaj do të vendosen edhe buqeta lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas”.

Pendarovski dhe Duda do të marrin pjesë edhe në hapjen e forumit maqedonas-polak.

Duda do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi.

Duda ka arritur sot në Shkup ku është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.