Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut.


“Tragjedi e rëndë sot na zgjoi të gjithëve!

Një aksident i rëndë në Bullgari mori jetën e 46 pasagjerëve të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Lutemi për shpirtrat e tyre që Zoti t’i ketë mëshiruar ndërsa familjarëve t’ua shtojë durimin.

Shumë e rëndë për ta përballuar për secilin njeri që merr një lajm të atillë e aq më tepër për familjet e të aksidentuarve, ka shkruar Afrim Gashi,