Afganët e strehuar në Lezhë kanë festuar festat kombëtare të Shqipërisë, 28-29 Nëntorin.

Videoja e mëposhtme është postuar nga një prej refugjatëve afganë, i cili më parë kishte punuar si gazetar në Afganistan.

Ai shkruan në postimin e tij se kjo mbledhje e madhe ishte bërë për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë dhe se kishin një vlerësim të madh për shqiptarët që i pritën.