Fadil Lushi


.., sikur më tha çupëlina Milë.., bëje, pavarësisht se, NËNËLOKJA të ka harruar, bëje urimin, sepse ty takon, hiq mënjanë inatin, ani se je paksa inatçor.., dhe në do bësh urimet, unë do t’i puth rrudhat e ballit, me shumë Mall e Dashuri!.., dhe unë ia ktheva: do e bëj.., ama, me zemër të thyer a të plagosur!
I nderuar President! Ilir Rexhep Meta! URIME MËVETËSIMI i SHQIPËRISË!
I respektuar Kryeministër! Edvin Kristaq Rama! URIME për DITËLINDJEN e “BAJRAKUT!”
I dashur doktor! Sali Ram Berisha, URIME 28 NËNTORI!
Shumë e çmuar! Linditë Nikolla! GËZUAR 109 VJET SHQYPËNI!

.., ju që jetoni në MËMËDHE, gëzojeni ditët..,!, ju që jetoni në Shqypëni, ju që “hiqeni për superiorë!”, ju që keni Adriatikun, Detin e Jonit.., “Gurët e Mullirit dhe Miellin e Mullisit”, ju lusim, mos na harroni.., ne që jetojmë këtej thurimës me purteka, kemi të vërtetën tonë.., edhe ne kemi Historinë.., ne kemi KONGRESIN.., ne kemi nobelistët.., ne kemi hidhërimet dhe vuajtjet, ani se, nuk e kemi Adriati-kun, detin e Jonit.., “Gurët e Mullirit dhe Miellin e Mullisit!”
.., dhe Mila, bashkë me Ardenin, mi puthi rrudhat e ballit!