Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i trishtuar pas aktit makabër që ka ndodhur në Gllogjan ku mbetën të vrarë katër persona mes tyre edhe dy nxënës.

Abdixhiku ka shkruar se ngjarja është më shumë se krim dhe autori të sillet para ligjit e drejtësisë.

“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar Abdixhiku.