A do të pranojë Amerika dhe BE-ja shumicën e re me Apasievin?

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka njoftuar se partitë opozitare kanë bërë shumicë të re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Mickoski në rrjetet sociale, ka postuar fotografi së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “E Majta”.

“Vjen e ardhmja e re, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re”, ka shkruar Mickoski.

Por a do të pranojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian shumicën e re anti-perëndimore të VMRO-DPMNE-së që përfshin Apasievin e “Levicës”, i cili ka qëndrim kategorik kundër Marrëveshjes së Ohrit, kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kundër emrit të ri kushtetues, Maqedoni e Veriut./TetovaSot