Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i ka hedhur poshtë zërat për të qenë kandidat për kryetar i LSDM-së informon TetovaSot

-Jo nuk kam interes të tillë, kështu u përgjigj shkurt sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen nëse do të jetë kandidat për kryetar të LSDM-së. Filipçe komentoi edhe gjendjen e shumicës parlamentare, ku tha që për momentin pushteti është i fokusuar që të zgjerojë përbërjen e kësaj shumice.

“Sot kryeministri ka takim me liderin e Alternativës, Gashi. Pas çka do të njoftohen qëndrimet. Tani fokusi është në zgjerimin e shumicës parlamentare”, deklaroi mes tjerash Filipçe.