55 vjeçari vdes pasi goditet nga demi në festivalin vjetor në Spanjë

Një 55 vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një dem në një festival në Spanjë, duke shënuar vdekjen e parë të këtij lloji në vend që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Kafsha u filmua të shtunën teksa ndiqte viktimën dhe e hidhte në tokë, ndërsa shikuesit e tronditur u strehuan në derën e një dyqani vetëm disa metra larg.

Pjesëmarrësit e tjerë të festës në Onda, në provincën lindore të Castellon, u përpoqën të joshin demin për ta ndaluar atë të sulmonte sërish të plagosurin, ndërsa ai shtrihej pa ndjenja në tokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur pas hemorragjisë së gjakut nga një plagë në kofshën e majtë pranë ijeve, e cila kishte shpuar arterien.

Zyrtarët e bashkisë Onda njoftuan se po pezullonin pjesën tjetër të ngjarjeve të natës kur mësuan se ai kishte humbur jetën, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

KlikoKËTUpër ta parë videon.