Rreth 52 persona humbën jetën dhe 35 rezultojnë të zhdukur nga zjarri që shpërtheu në një minierë qymyri në pjesën ruse të Siberisë.


Vendndodhja e saktë e 35 minatorëve të zhdukur nuk dihet. Operacioni i kërkim-shpëtimit në nëntokë është pezulluar pasdite për shkak të një shpërthimi të mundshëm. Shpëtuesit më pas u evakuuan shpejt nga miniera.

Raportohet se 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e aksidentit, ku shumica kanë shpëtuar.

Kujtojmë se pas një seri shpërthimesh metani në një minierë ruse në vitin 2016, mbetën të vdekur 36 minatorë.