Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të shkuarën e errët të Klodian Çalamanit, që vrau 8-vjeçarin në Fier. Në vitin 2006, në bashkëpunim me një tjetër ata rrëmbyen një 16-vjeçare në fshatin Greçalli, ndërsa para një viti Çalamani tentoi të përdhunonte një grua në fshat.


Gruaja me aftësi të kufizuara tregoi sot për “Top Channel” se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku Klodiani hyri në shtëpi dhe e dhunoi në sy të vajzës.

“Erdhi më kapi, ishte dhe goca ime aty. Më rrahu dhe më përdhunoi. Më përplasi në çimento. Ishte ditë ku erdhi në shtëpinë time. Ka ndodhur para një viti”-tha gruaja.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se e ka denoncuar Klodianin në polici, por ai ka dalë shumë shpejt.

“E denoncova. I thashë policëve çfarë më bëri. Më tha do t’ia rregullojmë ne qejfin. Shkuan në shtëpi dhe e rrahën, por nuk e mbajtën brenda.”shtoi ajo.