MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se janë bërë 2.911 testime kurse janë regjistruar 493 raste të reja me COVID-19.


Në Shkup – 200, Manastir – 53, Kumanovë, Vles dhe Prilep nga 23, Kavadar – 20, Koçanë – 19, Shtip – 17, Tetovë – 13, Dellçevë – 12, Gjevgjeli dhe Negotinë nga 10, Demir Hisar – 8, Strumicë – 7, Berovë dhe Bogdancë nga 6, Gostivar, Ohër dhe Kriva Pallankë nga 5, Radovish dhe Resnjë nga 4, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë nga 3, Kërçovë, Strugë, Vinicë dhe Makedonska Kamenicë nga 2, Sveti Nikollë, Makedonski Brod dhe Pehçevë nga 1 rast.

Regjistrohen 532 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 17 pacientë.

4 nga Kumanova (62, 64, 78 dhe 93 vjeç), 3 nga Prilepi (73, 76 dhe 79 vjeç), 2 nga Shkupi (72 dhe 91 vjeç), 2 nga Velesi (76 dhe 80 vjeç), 2 nga Kavadari (57 dhe 71 vjeç) dhe nga një pacient nga Manastiri (78), Dellçeva (41), Kriva Pallanka (79) dhe Resnja (71).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, nga “Termini Im”, janë paraqitur 6 viktima tjera me datë të vdekjes nga 28 Tetori deri më 05 Nëntor 2021. Katër nga viktimat janë nga Shkupi dhe nga një nga Velesi dhe Prilepi të moshës nga 43 deri 97 vjeç.

Deri më tani, në vend janë bërë gjithsejt 1.439.606 testime kundër COVID-19.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 210.938, numri I të shëruarve është 195.157, kurse I viktimave – 7.390. Numri I rasteve aktive është 8.391.