12 deputetët e ASH-AAA e kanë nënshkruar bashkë me VMRO-DPMNE-në shkarkimin e Qeverisë!

Deputetët e ASH-AAA bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë nënshkruar për shkarkimin e Qeverisë, konfirmoi për TV21, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Për TV21, Gashi tha shkurt: “Po unë e kam nënshkruar”.

Ndërsa nga ASH për TV21 deklaruan: “Edhe gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve ne e kemi thënë dhe i qëndrojmë asaj se jemi të gatshëm të bëjmë Qeveri pa LSDM-në dhe pa BDI-në”.

Ndërkohë pritet edhe vendimi i Lëvizjes BESA, nga ku thanë se sot dhe nesër do të zhvillojnë bisedime brenda partiake, për të parë se si do të vazhdojnë më tutje.