Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, gjatë një takimi sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që të jetë pjesë e NATO-s.


Duke e uruar për detyrën e re, kryetari Konjufca shprehu falënderime dhe mirënjohje të lartë për kontributin e Aleancës Veri-atlantike për lirinë e Kosovës, si dhe ndihmën e forcës shumëkombëshe në funksion të ruajtjes së mjedisit të sigurt në Kosovë.

Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që vendi ynë të bëhet pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.

Ndërsa, gjeneralmajor Kajári konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për sigurimin e një ambienti të qetë e paqësor në Kosovë.